16.08.2019, 8:45

62 aksidente e 37 arrestime për 24 orë në Kosovë

Numri i aksidenteve gjatë këtyre ditëve sa shkon e rritet, duke u bazuar në raportet e Policisë së Kosovës, çdo ditë në vendin tonë ndodhin mbi 50 aksidente.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së enjte kanë ndodhur 62 aksidente, ku fatmirësisht nuk ka pasur aksidente me fatalitet, por 29 aksidente ishin me të lënduar ndërsa 33 aksidente të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme Policia kishte shqiptuar 1354 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Policia e Kosovës njoftoi se gjatë këtyre 24 orëve u arrestuan 37 arrestime, ku 28 persona u dërguan në mbajtje ndërsa një person është në vuajtje të dënimit.

/SuharekaOnline/