61 aksidente trafiku për 24 orë, dy me fatalitet

05.03.2021

Dita e enjte ka qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, kjo po dëshmohet nga numri i madh i aktiviteteve të tyre. Policia e Kosovës ndër tjerash ka njoftuar se gjatë ditës së enjte në vendin tonë kanë ndodhur 61 aksidente trafiku, ku fatkeqësisht dy prej tyre kanë përfunduar me fatalitet, shkruan SuharekaOnline. Ndërsa, […]

61 aksidente trafiku për 24 orë, dy me fatalitet Foto: Ilustrim

Dita e enjte ka qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, kjo po dëshmohet nga numri i madh i aktiviteteve të tyre.

Policia e Kosovës ndër tjerash ka njoftuar se gjatë ditës së enjte në vendin tonë kanë ndodhur 61 aksidente trafiku, ku fatkeqësisht dy prej tyre kanë përfunduar me fatalitet, shkruan SuharekaOnline.

Ndërsa, 14 aksidente trafiku kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 45 të tjera vetëm me dëme materiale.

Gjithashtu, gjatë ditës së enjte Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1,340 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.