61 aksidente trafiku brenda 24 ore, një me fatalitet

04.12.2020

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në tërë vend kanë ndodhur 61 aksidente trafiku. Gjatë ditës së enjte në Kosovë kanë ndodhur 61 aksidente trafiku, ku njëra prej tyre ka përfunduar me fatalitet, njofton SuharekaOnline. Gjithashtu 23 aksidente trafiku kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 37 të tjera me […]

61 aksidente trafiku brenda 24 ore, një me fatalitet Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në tërë vend kanë ndodhur 61 aksidente trafiku.

Gjatë ditës së enjte në Kosovë kanë ndodhur 61 aksidente trafiku, ku njëra prej tyre ka përfunduar me fatalitet, njofton SuharekaOnline.

Gjithashtu 23 aksidente trafiku kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 37 të tjera me dëme materiale.

Policia e Kosovës gjithashtu njofton se brenda 24 orëve të fundit kanë shqiptuar edhe 884 tiketa trafiku për ngasesit e pakujdesshëm.