60 të arrestuar për 24 orë, nuk respektuan dispozitat shëndetësore gjatë epidemisë Covid-19

Si pasojë e shfaqjes së virusit COVID-19, Qeveria e Kosovës ndërmori një sërë masash në mënyrë që të parandalohet përhapja sa më e madhe e kësaj pandemie.

Si fillim u caktua orari i qarkullimit nga ora 06:00 deri në ora 17:00, por më pas kjo masë u ndryshua.

Ndërsa nga Policia e Kosovës u be e ditur se gjatë 24 orëve pati 45 raste ku nuk u respektuan dispozitat shëndetësore gjatë epidemisë.

Prishtinë – 11 raste
Gjilan – 1 rast
Ferizaj – 2 raste
Prizren – 27 raste
Pejë – 1 rast
Gjakovë – 1 rast
Mitrovicë Jugore – 1 rast
Departamenti i Kufirit – 1 rast

Në këto 45 raste, u arrestuan 60 persona. Numri më i madh i të arrestuarve ishte në Prizren, 36, ndërsa në Prishtinë u arrestuan 15 persona, 3 në Ferizaj, 2 në Pejë, 1 në Gjilan, 1 në Gjakovë, 1 në Mitrovicën Jugore dhe 1 në Departamentin e Kufirit.

Qytetarët tash e disa ditë kanë të drejtë qarkullimi vetëm 1 orë e gjysmë në ditë, orar ky i përcaktuar në bazë të numrit personal të parafundit të letërnjoftimit.

RAPORTO