6 të arrestuar për 24 orë, nuk respektuan dispozitat shëndetësore gjatë epidemisë Covid-19

24.05.2020

Si pasojë e përhapjes së pandemisë COVID-19, institucionet shtetërore të Kosovës ndërmorën një sërë masash në mënyrë parandalimi të këtij virusi. Ndër të tjerash ministria e Shëndetësisë caktoi një orar qarkullimi për qytetarët dhe automjetet, i cili ndryshoi kohë pas kohe por që vazhdon të jetë aktiv. 6 qytetarë u ndaluan nga Policia e Kosovës, […]

6 të arrestuar për 24 orë, nuk respektuan dispozitat shëndetësore gjatë epidemisë Covid-19 Foto: Ilustrim

Si pasojë e përhapjes së pandemisë COVID-19, institucionet shtetërore të Kosovës ndërmorën një sërë masash në mënyrë parandalimi të këtij virusi.

Ndër të tjerash ministria e Shëndetësisë caktoi një orar qarkullimi për qytetarët dhe automjetet, i cili ndryshoi kohë pas kohe por që vazhdon të jetë aktiv.

6 qytetarë u ndaluan nga Policia e Kosovës, pasi të njëjtët nuk respektuan këto masa të ndërmarra nga institucionet përgjegjëse.

1 person u ndalua në Prishtinë, 1 në Ferizaj, 3 në Mitrovicën Jugore dhe 1 në Departamentin e Kufirit.

Gjithsej janë shënuar 4 raste, në kuadër të mosveprimit sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë.