6 mijë e 426 gjoba për shtatë ditë për mosrespektim të masave ndaj COVID-19

6 mijë e 426 gjoba për shtatë ditë për mosrespektim të masave ndaj COVID-19
Çlirim Gashi

04.05.2021 / Kronika

Sipas raporteve ditore nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) bëhet e ditur se ka rënie të rasteve të infektimeve me virusin COVID-19.

Por pavarësisht kësaj, numri i gjobave në bazë të ligjit anti-COVID ka shënuar rritje.

Kështu po bëhet e ditur nga raportet e fundit të Policisë së Kosovës të cilët kanë njoftuar se gjatë ditës së hënë në tërë vendin kanë dënuar 816 qytetarë të cilët nuk i kanë respektuar masat anti-COVID.

Që nga muaji gusht i vitit të kaluar Policia e Kosovës ka shqiptuar gjoba në bazë të ligjit anti-COVID, ligj ky i cili ka për qëllim parandalimin e përhapjes së infeksionit me COVID-19 dhe menaxhimin e situatës nga ky virus.

Sipas statistikave del që brenda shtatë dite në bazë të këtij ligji, Policia e Kosovës ka shqiptuar 6426 gjoba.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme janë konfirmuar 101 raste me COVID-19, prej tyre 2 në Suharekë.

DataGjoba
28 Prill926
29 Prill912
30 Prill1013
1 Maj883
2 Maj924
3 Maj952
4 Maj816
RAPORTO