59 aksidente trafiku për 24 orë, prej tyre 21 përfundojnë me persona të lënduar

Gjatë javës së dytë të muajit shkurt janë shënuar aktivitete nga më të ndryshmet, kjo javë poashtu ka qenë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, e cila është në shërbimin e qytetarëve.

Ngarkesa e policisë po dëshmohet nga numri i aksidenteve dhe tiketave të shqiptuara gjatë ditës së enjte, shkruan SuharekaOnline.

Brenda 24 orëve të fundit në tërë vendin kanë ndodhur 59 aksidente trafiku, prej tyre 21 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 38 të tjera kanë përfunduar me dëme materiale.

Edhe pse është regjistruar numër i madh i aksidenteve, fatmirësisht asnjëra nga to nuk ka përfunduar.

Gjithashtu, Policia e Kosovës gjatë ditës së enjte ka shqiptuar edhe 1009 tiketa trafiku për të gjithë ngasesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Ndërsa, nga Policia e Kosovës kanë apeluar qytetarët për kujdesë të shtuar gjatë ngasjës, pasi që vetëm gjatë muajit të parë të këtij viti kanë humbur jetën 10 persona.

“MOS SHPEJTO, FAMILJA TË PRET! Gjatë muajit janar 2021 në Republikën e Kosovës kanë humbur jetën 10 persona në aksidente të trafikut! Gjatë muajit janar 2021 në aksidente të trafikut kanë humbur jetën 4 shoferë, 3 pasagjerë dhe 3 këmbësorë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Përveç aktiviteteve në mbarvajtjen në komunikacion, policia ka arrestuar edhe 19 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, prej të cilëve 2 janë në vuajtje të dënimit dhe 12 të tjerë në mbajtje.

RAPORTO