57 aksidente trafiku gjatë ditës së martë, 20 me persona të lënduar

57 aksidente trafiku gjatë ditës së martë, 20 me persona të lënduar
Eurolinda Zenelaj

10.03.2021 / Kronika

Java e dytë e muajit të tretë të vitit 2021 ka qenë mjaftë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, kjo po dëshmohet nga aktivitetet e tyre.

Ndër tjerash Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së martë në vendin tonë kanë ndodhur 57 aksidente trafiku, raporton SuharekaOnline.

Edhe pse numër i madh i aksidenteve, fatmirësisht asnjë nuk ka përfunduar me fatalitet, mirëpo bëhet e ditur se në 24 orëshin e fundit, 20 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 37 të tjera kanë përfunduar me dëme materiale.

Gjithashtu, gjatë ditës së hënë policia ka shqiptuar edhe 1,447 tiketa trafiku, për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në trafik.

Rikujtojmë se gjatë ditës së sotme pas reshjeve të borës, Policia e Kosovës ka apeluar të gjithë drejtuesit e automjeteve për kujdes të shtuar gjatë ngasjes.

RAPORTO