57 aksidente dhe mbi 1 mijë tiketa trafiku brenda 24 ore

26.01.2021

Gjatë ditës së hëne në Kosovë kanë ndodhur 57 aksidente trafiku. Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së hëne kanë ndodhur 57 aksidente trafiku, fatmirësisht asnjë me fatalitet. Nga 57 aksidente, 20 prej tyre kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 37 të tjera kanë përfunduar me dëme materiale, shkruan SuharekaOnline. Gjithashtu, në […]

57 aksidente dhe mbi 1 mijë tiketa trafiku brenda 24 ore Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së hëne në Kosovë kanë ndodhur 57 aksidente trafiku.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së hëne kanë ndodhur 57 aksidente trafiku, fatmirësisht asnjë me fatalitet.

Nga 57 aksidente, 20 prej tyre kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 37 të tjera kanë përfunduar me dëme materiale, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, në 24 orëshin e fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1081 tiketa trafiku për të gjithë ngasesit të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Poicia e Kosovës ka apeluar të gjithë drejtuesit e automjeteve për kujdes të shtuar gjatë ngasjes, duke e përshtatur shpejtësinë me kushtet atmosferike, me gjendjen e rrugëve dhe ngadalësim gjatë lëvizjës në rrugë me ngrica.