56 aksidente në 24 orët e fundit, policia shqipton mbi 1300 gjoba

13.01.2022

Përkundër kësaj, disa qytetarë po vazhdojnë të mosrespektojnë rregullat dhe po shkaktohen aksidentet. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se vetëm në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 56 aksidente. Fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërkaq 18 aksidente kanë përfunduar me të lënduar dhe 38 të […]

56 aksidente në 24 orët e fundit, policia shqipton mbi 1300 gjoba Foto: Ilustrim

Përkundër kësaj, disa qytetarë po vazhdojnë të mosrespektojnë rregullat dhe po shkaktohen aksidentet.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se vetëm në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 56 aksidente.

Fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërkaq 18 aksidente kanë përfunduar me të lënduar dhe 38 të tjera me dëme materiale.

Po ashtu, PK-ja ka bërë të ditur se brenda 24 orëve ka shqiptuar 1,317 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Gjithashtu, në këtë periudhë kohore janë arrestuar 31 persona, ku 19 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe katër të tjerë në vuajtje të dënimit.