55 aksidente trafiku brenda 24 ore, 2 me fatalitet

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 55 aksidente trafiku.

Gjatë ditës së hënë në Kosovë kanë ndodhur 55 aksidente trafiku prej të cilave fatkeqësisht dy kanë përfunduar me fatalitet, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu gjatë ditës së hënë 13 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 40 aksidente të tjera kanë përfunduar me dëme materiale.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orëshin e fundit ka shqiptuar edhe 1004 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e pakujdesshëm.

Rikujtojmë se Policia e Kosovës vazhdimisht është duke bërë thirrje për të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të shtojnë kujdesin gjatë ngajses, duke e përshtatur shpejtësinë me kushtet atmosferike.

RAPORTO