55 aksidente e 23 persona të arrestuar brenda 24 orëve në Kosovë

04.10.2019

Policia e Kosovës, në raportin e saj 24 orësh, ka raportuar për 55 aksidente komunikacioni të ndodhura në territorin tonë. Nga këto aksidente, fatmirësisht nuk ka pasur me fatalitet, ndërsa 16 aksidente ishin me lëndime në njerëz dhe 39 të tjerë ishin me dëme materiale. Gjithsejtë tiketa trafiku të shqiptuara në 24 orëshin e fundit […]

55 aksidente e 23 persona të arrestuar brenda 24 orëve në Kosovë Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës, në raportin e saj 24 orësh, ka raportuar për 55 aksidente komunikacioni të ndodhura në territorin tonë.

Nga këto aksidente, fatmirësisht nuk ka pasur me fatalitet, ndërsa 16 aksidente ishin me lëndime në njerëz dhe 39 të tjerë ishin me dëme materiale.

Gjithsejtë tiketa trafiku të shqiptuara në 24 orëshin e fundit janë 1541 sosh, dhe e tërë kjo po bëhet me qëllim që të bëhet parandalimi i aksidenteve.

Po ashtu Policia për këtë periudhë kohore ka arrestuar 23 persona, ku 16 prej tyre u dërguan në mbajtje ndërsa asnjë person nuk është në vuajtje të dënimit.