55 aksidente dhe mbi 1,300 tiketa trafiku për 24 orë

16.03.2021

Si çdo ditë tjetër edhe dita e hënë ka qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, kjo po dëshmohet nga aktivitetet e tyre. Policia e Kosovës ndër tjerash ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në tërë vendin tonë kanë ndodhur 55 aksidente, prej tyre 16 kanë përfunduar me persona të […]

55 aksidente dhe mbi 1,300 tiketa trafiku për 24 orë Foto: Ilustrim

Si çdo ditë tjetër edhe dita e hënë ka qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, kjo po dëshmohet nga aktivitetet e tyre.

Policia e Kosovës ndër tjerash ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në tërë vendin tonë kanë ndodhur 55 aksidente, prej tyre 16 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 39 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, policia gjatë ditës së hënë ka shqiptuar edhe 1,348 tiketa trafiku për të gjithë ngasesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Gjatë 24 orëshit të fundit Policia e Kosovës ka arrestuar edhe 16 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, prej të cilëve 3 janë dërguar në vuajtje të dënimit dhe 6 të tjerë në mbajtje.