55 aksidente dhe mbi 1 mijë tiketa trafiku për 24 orë

55 aksidente dhe mbi 1 mijë tiketa trafiku për 24 orë
Eurolinda Zenelaj

24.04.2021 / Kronika

Statistikat e fundit të Policisë së Kosovës bëjnë të ditur se brenda 24 ore në vendin tonë kanë ndodhur 55 aksidente trafiku.

Nga këto 55 aksidente, 16 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 39 të tjera kanë përfunduar me dëme materiale.

Edhe pse numër i madh i aksidenteve, fatmirësisht asnjë nuk ka përfunduar me fatalitet, shkruan SuharekaOnline.

Të premte Policia e Kosovës ndër tjerash, ka shqiptuar edhe 1,138 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Në 24 orëshin e fundit policia ka bërë të ditur se kanë arrestuar 34 persona të dyshuar për vepra të ndyshme penale, prej të cilëve 13 janë dërguar në mbajtje.

RAPORTO