54 aktakuza për 24 orë

Prokuroria e Shtetit gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 54 aktakuza kundër 56 personave për vepra të ndryshme penale, si dhe ka ndaluar tetë persona, ku tre prej tyre janë dërguar në paraburgim.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit Prokuroria e Shtetit ka ngritur 54 aktakuza ndaj 56 personave. Në raportin ditor të Prokurorisë thuhet se prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Doganën e Kosovës ka ndërmarrë një operacion kontrolli në disa barnatore në rajonin e Prizrenit, me dyshimin për medikamente të kontrabanduara dhe pa banderola.

Gjatë kontrollit janë gjetur sasi të konsiderueshme të medikamenteve pa banderola dhe me banderola të vendeve të rajonit, si Serbia, Maqedonia dhe Shqipëria. Ku janë sekuestruar 688 pako me medikamente të llojeve të ndryshme.

Gjithashtu edhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) gjatë 48 orëve të fundit ka ndaluar një person për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.