53 të arrestuar për 24 orë, nuk respektuan dispozitat shëndetësore gjatë epidemisë Covid-19

25.05.2020

Si pasojë e përhapjes së pandemisë COVID-19, institucionet shtetërore të Kosovës ndërmorën një sërë masash në mënyrë parandalimi të këtij virusi. Ndër të tjerash ministria e Shëndetësisë caktoi një orar qarkullimi për qytetarët dhe automjetet, i cili ndryshoi kohë pas kohe por që vazhdon të jetë aktiv. 53 qytetarë u ndaluan nga Policia e Kosovës, […]

53 të arrestuar për 24 orë, nuk respektuan dispozitat shëndetësore gjatë epidemisë Covid-19 Foto: Ilustrim

Si pasojë e përhapjes së pandemisë COVID-19, institucionet shtetërore të Kosovës ndërmorën një sërë masash në mënyrë parandalimi të këtij virusi.

Ndër të tjerash ministria e Shëndetësisë caktoi një orar qarkullimi për qytetarët dhe automjetet, i cili ndryshoi kohë pas kohe por që vazhdon të jetë aktiv.

53 qytetarë u ndaluan nga Policia e Kosovës, pasi të njëjtët nuk respektuan këto masa të ndërmarra nga institucionet përgjegjëse.

5 persona u ndaluan në Gjilan, 33 në Ferizaj, 12 në Prizren dhe 3 në Mitrovicën Jugore.

Gjithsej janë shënuar 13 raste, në kuadër të mosveprimit sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë.