51 aksidente për 24 orë, një me fatalitet

04.05.2021

Raportet e fundit të Policisë së Kosovës bëjnë të ditur se në ditën e parë të kësaj jave numri i aksidenteve në trafik ka shënuar rritje të dukshme, duke e krahasuar me ditët paraprake. Të hënën në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 51 aksidente trafiku, prej të cilave fatkeqësisht një ka përfunduar me fatalitet, raporton SuharekaOnline. […]

51 aksidente për 24 orë, një me fatalitet Foto: Ilustrim

Raportet e fundit të Policisë së Kosovës bëjnë të ditur se në ditën e parë të kësaj jave numri i aksidenteve në trafik ka shënuar rritje të dukshme, duke e krahasuar me ditët paraprake.

Të hënën në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 51 aksidente trafiku, prej të cilave fatkeqësisht një ka përfunduar me fatalitet, raporton SuharekaOnline.

Ndërsa, 24 aksidente të tjera kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 27 të tjera vetëm me dëme materiale.

Gjithashtu, Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shquiptuar edhe 816 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.