50 aksidente trafiku brenda 24 ore, 18 me persona të lënduar

Si çdo ditë tjetër edhe dita e enjte ka qenë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, të cilët vazhdimisht janë në shërbimin e qytetarëve të vendit, kjo po dëshmohet nga aktivitetet e tyre.

Në vazhdën e aktiviteteve në bazë të ligjit anti-COVID, gjatë ditës së enjte Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe tiketa trafiku, shkruan SuharekaOnline.

Në 24 orëshin e fundit në Kosovë kanë ndodhur 50 aksidente trafiku, prej të cilave 18 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 32 të tjera me dëme materiale.

Policia ka bërë të ditur se edhe pse janë regjistruar numër i madh i aksidenteve, fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet.

Gjithashtu, Policia e Kosovës gjatë ditës së enjte ka shqiptuar edhe 1422 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

RAPORTO