50 aksidente për një ditë në Kosovë

12.07.2019

Policia e Kosovës ka bërë të ditura statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit. Gjatë këtyre 24 orëve, në Kosovë kanë ndodhur 50 aksidente, prej tyre, 17 me të lënduar, ndërsa 33 pa të lënduar. Po ashtu, zyrtarët policor kanë shqiptuar 1419 tiketa për shkelje të rregullave në komunikacion. Ndërsa Policia e Kosovës për […]

50 aksidente për një ditë në Kosovë Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditura statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit.

Gjatë këtyre 24 orëve, në Kosovë kanë ndodhur 50 aksidente, prej tyre, 17 me të lënduar, ndërsa 33 pa të lënduar.

Po ashtu, zyrtarët policor kanë shqiptuar 1419 tiketa për shkelje të rregullave në komunikacion.

Ndërsa Policia e Kosovës për 24 orë arrestoi 22 persona, ku 17 prej tyre i dërguan në mbajtje ndërsa asnjë person nuk është në vuajtje të dënimit.