49 aksidente trafiku, policia dënon mbi 1 mijë drejtues të automjeteve

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 49 aksidente trafiku.

Sipas statistikave që përcjellë SuharekaOnline bëhet e ditur se nga 49 aksidente 22 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 27 me dëme materiale.

Gjithashtu, Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së hëne ka shqiptuar 1075 tiketa trafiku për të gjithë ngasesit e pakujdesshëm në komunikacion.

Brenda 24 orëve të fundit janë arrestuar edhe 24 persona të dyshuar ku prej tyre dy janë në vuajte të dënimit dhe 16 të tjerë janë në mbajtje.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.