49 aksidente trafiku e mbi 1200 gjoba për vetëm 24 orë në Kosovë

06.12.2021

Por, përkundër këtyre apeleve po vazhdon shkaktimi i aksidenteve të trafikut, ku vetëm në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 49 aksidente. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërkaq 22 aksidente kanë përfunduar me të lënduar dhe 27 të tjera me dëme […]

49 aksidente trafiku e mbi 1200 gjoba për vetëm 24 orë në Kosovë Foto: Ilustrim

Por, përkundër këtyre apeleve po vazhdon shkaktimi i aksidenteve të trafikut, ku vetëm në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 49 aksidente.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërkaq 22 aksidente kanë përfunduar me të lënduar dhe 27 të tjera me dëme materiale.

Po ashtu, PK-ja ka bërë të ditur se brenda 24 orëve ka shqiptuar 1,208 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Gjithashtu, në këtë periudhë kohore janë arrestuar 33 persona, ku 17 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa një tjetër në vuajtje të dënimit.