49 aksidente dhe mbi 1 mijë e 400 tiketa trafiku brenda 24 ore

Si çdo ditë tjetër edhe dita e mërkurë nuk ka qenë e lehtë për Policinë e Kosovës, kjo po dëshmohet nga aktivitetet e tyre.

Në vazhdën e aktiviteteve në bazë të ligjit anti-COVID, gjatë ditës së mërkurë Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe tiketa trafiku, shkruan SuharekaOnline.

Në 24 orëshin e fundit në Kosovë kanë ndodhur 49 aksidente trafiku, prej tyre 15 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 34 të tjera me dëme materiale.

Policia ka bërë të ditur se edhe pse janë regjistruar numër i madh i aksidenteve, fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet.

Gjithashtu, brenda një dite policia ka shqiptuar edhe 1441 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunkacion.

Ndërsa, përveç aktiviteteve në mbarvajtjen e sigurisë në komunikacionin rrugor, Policia e Kosovës ka arrestuar edhe 15 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku prej tyre 11 janë dërguar në mbajtje.

RAPORTO