48 aksidente trafiku, policia dënon mbi 800 drejtues të automjeteve

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 48 aksidente trafiku.

Në statistikat e Policisë së Kosovës që përcjellë SuharekaOnline bëhet e ditur se nga 48 aksidente, 18 prej tyre kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 10 të tjera me dëme materiale.

Ditë më parë Policia e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që të kenë kujdes sepse ka filluar të shfaqet mjegulla në zonat e ulta gjeografike.

Policia njofton se brenda 24 orëshit të fundit kanë shqiptuar 810 tiketa trafiku për të gjithë shkelësit e rregullave në komunikacion.

Gjithashtu rikujtojmë se që nga nesër secili drejtues i automjeteve duhet të pajisjet me goma të dimrit dhe me pajisje të tjera dimërore, në të kundërtën do të dënohen.

Egzon Sadikaj nga Sopija është diagnostifikuar me kancer dhe ka nevojë për ndihmën tuaj

Të nderuar njerëz të vullnetit të mirë, i riu Egzon Sadikaj nga fshati Sopijë e Suharekës është diagnostifikuar me kancer. Shërimi i tij kërkon trajtim jashtë shtetit të Kosovës.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.