48 aksidente për 24 orë – Policia nuk kursehet, shqipton mbi 1 mijë e 400 tiketa trafiku

22.09.2021

Pasi që, si pasojë e mosrespektimit të rregullave të komunikacionit, shpesh herë po ndodh edhe më e keqja, pra aksidenti. Policia e Kosovës në raportin e rregullt ditor, ka bërë të ditur se vetëm brenda 24 ore kanë ndodhur 48 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet. Ndërsa, 15 aksidente […]

48 aksidente për 24 orë – Policia nuk kursehet, shqipton mbi 1 mijë e 400 tiketa trafiku Foto: Ilustrim

Pasi që, si pasojë e mosrespektimit të rregullave të komunikacionit, shpesh herë po ndodh edhe më e keqja, pra aksidenti.

Policia e Kosovës në raportin e rregullt ditor, ka bërë të ditur se vetëm brenda 24 ore kanë ndodhur 48 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet.

Ndërsa, 15 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 33 të tjera përfunduan me dëme materiale.

Gjithashtu, PK ka bërë të ditur se brenda 24 ore ka shqiptuar 1,455 tiketa trafiku për drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Po ashtu, nga Policia e Kosovës kanë njoftuar se kanë arrestuar 28 persona për vepra të ndryshme penale, ku 19 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 8 të tjerë në vuajtje të dënimit.