47 aksidente për 24 orë, një prej tyre përfundoi me fatalitet

  • 31.03.2019, 15:29

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 47 aksidente komunikacioni ku një nga ta ishte me fatalitet.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, për 24 orë kanë ndodhur 47 aksidente, ku një aksident ishte me fatalitet, 17 aksidente ishin me të lënduar dhe 29 aksidente ishin me dëme materiale.

Po ashtu, gjatë 24 orëshin e fundit, Policia kishte shqiptuar 1134 tiketa trafiku por, pati edhe arrestime ku ndodhën 20 arrestime.

Policia e Kosovës, 12 persona i dërgoi në mbajtje dhe 1 person është në vuajtje të dënimit.

Kujtojmë se Policia e Kosovës bëri apel tek qytetarët që të kenë kujdes dhe mos të ndezin zjarre në natyrë.

APEL:
Duke iu referuar rasteve të 24 orëve të shkuara, duke parë kushtet klimatike (erëra që fryjnë) dhe gjendjen e bimësisë (e thate dhe e lehtë për t’u djegur), Policia e Kosovës KËRKON dhe APELON nga të gjithë qytetarët që të kenë kujdes dhe të mos ndezin zjarre në natyrë. Zjarr vënia është vepër penale, Policia e Kosovës do të hetojë të gjitha këto rastet dhe ndaj kryerësve të këtyre veprave kundërligjore do të ndërmarrë masa dhe të gjitha lëndët do të procedohen tek organet e drejtësisë.

Të tjera