47 aksidente, 1753 tiketa dhe 30 të arrestuar brenda 24 orëve

06.11.2019

Policia e Kosovës gjatë një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 47 aksidente. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se asnjë aksident fatmirësisht nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 16 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 31 të tjera ishin me […]

47 aksidente, 1753 tiketa dhe 30 të arrestuar brenda 24 orëve Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës gjatë një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 47 aksidente.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se asnjë aksident fatmirësisht nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 16 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 31 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK njoftoi se ky institucion ka shqiptuar 1 mijë e 753 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 30 persona, 17 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 3 persona janë në vuajtje të dënimit.