46 aksidente trafiku për 24 orë, një me fatalitet

19.12.2020

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit kanë ndodhur 46 aksidente trafiku. Policia ka njoftuar se gjatë ditës së premte kanë ndodhur 46 aksidente trafiku prej të cilave fatkeqësisht njëra ka përfunduar me fatalitet. Ndërsa, bëhet e ditur se 12 aksidente të tjera kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 33 […]

46 aksidente trafiku për 24 orë, një me fatalitet Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit kanë ndodhur 46 aksidente trafiku.

Policia ka njoftuar se gjatë ditës së premte kanë ndodhur 46 aksidente trafiku prej të cilave fatkeqësisht njëra ka përfunduar me fatalitet.

Ndërsa, bëhet e ditur se 12 aksidente të tjera kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 33 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, policia ka njoftuar se brenda 24 ore ka shqiptuar 819 tiketa trafiku për të gjithë ngasesit e pakujdesshëm në trafik.