Suhareka Online
14.06.2019, 9:11

46 aksidente e mbi 1 mijë tiketa për 24 orë

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës për ditën e djeshme në Kosovë bëhet e ditur se kanë ndodhur 46 aksidente trafiku.

Prej tyre, 24 me të lënduar, ndërsa 22 pa të lënduar ndërsa sa i përket tiketave, gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 1143 për shkelje të rregullave në komunikacion.

Ndërsa, 21 persona janë arrestuar për vepra të ndryshme penale ku 10 prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa 4 në vuajtje të dënimit.

LEXO EDHE:  Shqetësuese, mbi 50 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë