03.09.2019, 9:59

46 aksidente e 18 arrestime për 24 orë në Kosovë

Policia e Kosovës gjatë një njoftimi për media deklaroi se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 46 aksidente, ku nuk munguan as tiketat e trafikut, po ashtu ka pasur edhe arrestime.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së hënë kanë ndodhur 46 aksidente, ku fatmirësisht nuk ka pasur aksidente me fatalitet, por 13 aksidente ishin me të lënduar ndërsa 33 aksidente të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme Policia kishte shqiptuar 1069 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave.

Policia e Kosovës ka njoftuar se për 24 orë kanë arrestuar 18 persona për vepra të ndryshme penale.

LEXO EDHE:  Sekuestrohet një armë në fshatin Duhël të Suharekës

PK njoftoi se pasi u arrestuan personat në fjalë, 10 persona u dërguan në mbajtje si dhe 5 persona janë në vuajtje të dënimit.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.