46 aksidente dhe afër 900 tiketa trafiku për 24 orë

08.03.2021

Si çdo ditë tjetër edhe dita e dielë ka qenë ditë mjaftë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, kjo po dëshmohet nga aktivitetet e tyre. Policia e Kosovës ndër tjerash ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në tërë vendin kanë ndodhur 46 aksidente trafiku, prej të cilave 24 kanë përfunduar me […]

46 aksidente dhe afër 900 tiketa trafiku për 24 orë Foto: Ilustrim

Si çdo ditë tjetër edhe dita e dielë ka qenë ditë mjaftë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, kjo po dëshmohet nga aktivitetet e tyre.

Policia e Kosovës ndër tjerash ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në tërë vendin kanë ndodhur 46 aksidente trafiku, prej të cilave 24 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 22 të tjera kanë përfunduar me dëme materiale.

Gjithashtu gjatë ditës së dielë, Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 892 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Poashtu, policia gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar edhe 15 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, prej të cilëve një është dërguar në vuajtje të dënimit dhe 10 të tjerë në mbajtje.