45 aksidente dhe mbi 1 mijë tiketa trafiku gjatë ditës së marte

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së marte në vendin tonë kanë ndodhur 45 aksidente trafiku.

Policia ka njoftuar se gjatë ditës së marte kanë ndodhur 45 aksidente trafiku prej të cilave 12 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 33 aksidente të tjera kanë përfunduar me dëme materiale.

Gjithashtu, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëshit të fundit kanë shqiptuar edhe 1063 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Policia e Kosovës vazhdimisht është duke iu bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të shtojnë kujdesin gjatë ngasjes, duke e përshtatur shpejtësinë me kushtet atmosferike.

RAPORTO