44 të arrestuar për 24 orë, nuk respektuan dispozitat shëndetësore gjatë epidemisë Covid-19

Si pasojë e shfaqjes së virusit COVID-19, Qeveria e Kosovës ndërmori një sërë masash në mënyrë që të parandalohet përhapja sa më e madhe e kësaj pandemie.

Si fillim u caktua orari i qarkullimit nga ora 06:00 deri në ora 17:00, por më pas kjo masë u ndryshua.

Ndërsa nga Policia e Kosovës u be e ditur se gjatë 24 orëve pati 26 raste ku nuk u respektuan dispozitat shëndetësore gjatë epidemisë.

Prishtinë – 4 raste
Gjilan – 1 rast
Ferizaj – 2 raste
Prizren – 15 raste
Gjakovë – 1 rast
Mitrovicë Jugore – 2 raste
Mitrovicë Veriore – 1 rast

Në këto 26 raste, u arrestuan 44 persona. Numri më i madh i të arrestuarve ishte në Prizren, 25, ndërsa në Prishtinë u arrestuan 6 persona, 5 në Ferizaj, 3 në Gjilan, 3 në Mitrovicën Jugore, 1 në Gjakovë, 1 në Mitrovicën Veriore.

Qytetarët tash e disa ditë kanë të drejtë qarkullimi vetëm 1 orë e gjysmë në ditë, orar ky i përcaktuar në bazë të numrit personal të parafundit të letërnjoftimit.

RAPORTO