44 aksidente, mbi 1400 gjoba trafiku e 18 të arrestuar gjatë 24 orëve të fundit

23.09.2021

Pasiqë, si pasojë e mosrespektimit të rregullave të komunikacionit, shpesh herë po ndodh edhe më e keqja, pra aksidenti. Policia e Kosovës në raportin e rregullt ditor, ka bërë të ditur se vetëm brenda 24 ore kanë ndodhur 44 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet. Ndërsa, 15 aksidente kanë […]

44 aksidente, mbi 1400 gjoba trafiku e 18 të arrestuar gjatë 24 orëve të fundit Foto: Unsplash

Pasiqë, si pasojë e mosrespektimit të rregullave të komunikacionit, shpesh herë po ndodh edhe më e keqja, pra aksidenti.

Policia e Kosovës në raportin e rregullt ditor, ka bërë të ditur se vetëm brenda 24 ore kanë ndodhur 44 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet.

Ndërsa, 15 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 29 të tjera përfunduan me dëme materiale.

Gjithashtu, PK ka bërë të ditur se brenda 24 ore ka shqiptuar 1,415 tiketa trafiku për drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Po ashtu, nga Policia e Kosovës kanë njoftuar se kanë arrestuar 18 persona për vepra të ndryshme penale, ku 14 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 4 të tjerë në vuajtje të dënimit.