44 aksidente, afro 1500 tiketa trafiku e 19 të arrestuar në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës në raportin e saj të rregullt ditor ka bërë të ditur se brenda 24 orëve në vendin tonë kanë ndodhur 44 aksidente trafiku.

14.10.2021 / Kronika

44 aksidente, afro 1500 tiketa trafiku e 19 të arrestuar në 24 orët e fundit
Foto: Ilustrim

Fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 15 prej tyre kanë përfunduar me të lënduar dhe 29 të tjera me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe kohore, Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1,472 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.


Po ashtu, në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 19 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 18 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe një në vuajtje të dënimit.

KOMENTE0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *