43 aksidente dhe mbi 1,400 tiketa trafiku gjatë ditës së hënë

Si çdo ditë tjetër edhe dita e parë e javës ka qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës të cilët janë vazhdimisht në shërbimin e qytetarëve.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga numri i aksidenteve, tiketave në trafik dhe personave të arrestuar.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së hënë kanë nodhur 43 aksidente trafiku, prej tyre 11 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 32 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, polica gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar edhe 1,451 tiketa trafiku për të gjithë ata që nuk i klanë respektuar rregullat në komunikacion.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së hënë ka arrestuar edhe 22 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, prej të cilëve 4 janë dërguar në vuajtje të dënimit dhe 15 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

RAPORTO