43 aksidente dhe afër 1 mijë e 300 tiketa trafiku brenda 24 ore

11.02.2021

Java e dytë e muajit shkurt, si çdo javë tjetër ka filluar me plotë aktivitete dhe ka qenë e ngarkuar për Policinë e Kosovës të cilët janë në shërbimin e qytetarëve të vendit. Kjo po dëshmohet nga numri i aksidenteve dhe tiketave të shqiptuara gjatë ditës së hëne, shkruan SuharekaOnline. Gjatë ditës së mërkurë, në […]

43 aksidente dhe afër 1 mijë e 300 tiketa trafiku brenda 24 ore Foto: Ilustrim

Java e dytë e muajit shkurt, si çdo javë tjetër ka filluar me plotë aktivitete dhe ka qenë e ngarkuar për Policinë e Kosovës të cilët janë në shërbimin e qytetarëve të vendit.

Kjo po dëshmohet nga numri i aksidenteve dhe tiketave të shqiptuara gjatë ditës së hëne, shkruan SuharekaOnline.

Gjatë ditës së mërkurë, në tërë vendin kanë ndodhur 43 aksidente trafiku, prej të cilave 15 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 28 të tjera me dëme materiale.

Pavarësisht numrit të madh të aksidenteve gjatë ditës së mërkurë nuk është regjistruar asnjë aksident me fatalitet.

Ndërsa, nga Policia e Kosovës kanë apeluar qytetarët për kujdesë të shtuar gjatë ngasjës, pasi që vetëm gjatë muajit të parë të këtij viti kanë humbur jetën 10 persona.

“MOS SHPEJTO, FAMILJA TË PRET! Gjatë muajit janar 2021 në Republikën e Kosovës kanë humbur jetën 10 persona në aksidente të trafikut! Gjatë muajit janar 2021 në aksidente të trafikut kanë humbur jetën 4 shoferë, 3 pasagjerë dhe 3 këmbësorë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu, Policia e Kosovës gjatë ditës së mërkurë ka shqiptuar edhe 1291 tiketa trafiku për të gjithë ngasesit të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.