42 aksidente trafiku vetëm gjatë ditës së hënë, 11 me persona të lënduar

27.04.2021

Në statistikat e fundit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se gjatë ditës së parë të kësaj jave numri i aksidenteve në trafik ka shënuar rritje, duke e krahasuar me ditët paraprake. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të hënën në vendin tonë kanë ndodhur 42 aksidente trafiku, prej të cilave 11 […]

42 aksidente trafiku vetëm gjatë ditës së hënë, 11 me persona të lënduar Foto: Ilustrim

Në statistikat e fundit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se gjatë ditës së parë të kësaj jave numri i aksidenteve në trafik ka shënuar rritje, duke e krahasuar me ditët paraprake.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të hënën në vendin tonë kanë ndodhur 42 aksidente trafiku, prej të cilave 11 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 31 të tjera me dëme materiale.

Poashtu, gjatë ditës së hënë policia ka shqiptuar edhe 1,209 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Gjatë 24 orëshit të fundit dy persona janë dërguar në vuajtje të dënimit dhe janë arrestuar 12 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, prej tyre 6 janë dërguar në mbajtje.