42 aksidente e 27 të arrestuar për 24 orë në Kosovë

Policia e Kosovës gjatë një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 42 aksidente.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se 1 aksident fatkeqësisht përfundoi me fatalitet ndërsa 15 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 26 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK njoftoi se ky institucion ka shqiptuar 1 mijë e 867 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 27 persona, 22 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 4 persona janë në vuajtje të dënimit.

LEXO EDHE:  Veseli kërkon nga OVL që shkaku i pandemisë të anulojë protestën e 9 korrikut