Brenda 24 ore 41 aksidente trafiku dhe mbi 1 mijë tiketa të shqiptuara

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit kanë ndodhur 41 aksidente trafiku.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nga 41 aksidente trafiku, 14 prej tyre kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 27 të tjera kanë përfunduar me dëme materiale.

Gjithashtu, policia ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit kanë shqiptuar 1176 tiketa trafiku për të gjithë ngasesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat e komunkacionit.

Aksident trafiku  me të lënduar14
Aksident trafiku  me dëme materiale27
Tiketa trafiku të shqiptuara1176
RAPORTO