40 të arrestuar për 24 orë, nuk respektuan dispozitat shëndetësore gjatë epidemisë Covid-19

06.05.2020

Si pasojë e shfaqjes së virusit COVID-19, Qeveria e Kosovës ndërmori një sërë masash në mënyrë që të parandalohet përhapja sa më e madhe e kësaj pandemie. Si fillim u caktua orari i qarkullimit nga ora 06:00 deri në ora 17:00, por më pas kjo masë u ndryshua. Sipas raportit të Policisë bëhet e ditur […]

40 të arrestuar për 24 orë, nuk respektuan dispozitat shëndetësore gjatë epidemisë Covid-19 Foto: Ilustrim

Si pasojë e shfaqjes së virusit COVID-19, Qeveria e Kosovës ndërmori një sërë masash në mënyrë që të parandalohet përhapja sa më e madhe e kësaj pandemie.

Si fillim u caktua orari i qarkullimit nga ora 06:00 deri në ora 17:00, por më pas kjo masë u ndryshua.

Sipas raportit të Policisë bëhet e ditur se për 24 orë kanë qenë gjithsej 25 raste, ku qytetarët nuk respektuan dispozitat shëndetësore gjatë epidemisë Covid-19.

Ndërsa prej këtyre rasteve janë arrestuar 40 persona për këtë vepër.

Në komunën e Prishtinës janë arrestuar 7 persona, ndërsa në Gjilan 5, Prizren 23, Pejë 4 dhe Mitrovicë Jugore 1.