04.10.2019, 11:27

40 aktakuza kundër 42 personave për 24 orë

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzet (40) aktakuza kundër dyzetedy (42) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë katërmbëdhjetë (14) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të pesë (5) personave, të cilët dyshohen se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë kërkesë për sekuestrimin e disa mjeteve të cilat dyshohen se janë përdorur për kryerjen e veprës penale “Organizimi i skemave piramidale”.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ndaluar një person të dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” në kundërshtim me nenin 142 të Ligjit Penal të ish Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, “Krime të Luftës në shkelje të rëndë” të Konventave të Gjenevës nga neni 144 i KPRK-së, “Krimet e Luftës në shkelje të rëndë” të nenit 3 të përbashkët të Konventave të Gjenevës nga neni 146 i KPRK-së, “Krimet e Luftës në shkelje të rëndë” të ligjeve dhe zakoneve që zbatohen në konfliktet e armatosura që nuk janë të karakterit ndërkombëtarë nga neni 147 i KPRK-së, dhe veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.

LEXO EDHE:  Arrestohen 4 të dyshuar për veprat penale “Fajdeja” dhe “Detyrimi” në Rajonin e Suharekës

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur një (1) aktakuzë, si dhe ka bërë kërkesë për sekuestrimin e disa mjeteve të cilat dyshohen se janë përdorur për kryerjen e veprës penale “Organizimi i skemave piramidale”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestarë janë ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, në tre raste të ndara, si dhe është bërë kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër katër (4) personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”. Gjithashtu kjo prokurori ka ngritur ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person për shkak të veprës penale “Kanosje“, dhe një (1) person për shkak të veprave penale “Ndërtim pa leje“ dhe “Heqja e vulave zyrtare“. Po ashtu Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.