40 aksidente e 14 arrestime për një ditë në Kosovë

Sipas raportit të Policisë së Kosovës brenda 24 orëve kanë ndodhur 40 aksidente, ku 19 aksidente ishin me të lënduar ndërsa 21 aksidente të tjera ishin me dëme materiale.

Policia e Kosovës njoftoi se për 24 orë ka shqiptuar 1113 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Po ashtu Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme arrestoi 14 persona, ku 8 prej tyre u dërguan në mbajtje ndërsa një person është në vuajtje të dënimit.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.