40 aksidente dhe mbi 1300 tiketa trafiku për një ditë

26.02.2021

Java e fundit e muajit shkurt po përmbyllet me aktivitete të shumta për Policinë e Kosovës, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga numri i aksidenteve dhe tiketave në trafik. Përveç kësaj Policia e Kosovës ka zhvilluar aktivitete të tjera, si gjobat në bazë të ligjit anti-COVID dhe rastet e raportuara nga qytetarët […]

40 aksidente dhe mbi 1300 tiketa trafiku për një ditë Foto: Ilustrim

Java e fundit e muajit shkurt po përmbyllet me aktivitete të shumta për Policinë e Kosovës, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga numri i aksidenteve dhe tiketave në trafik.

Përveç kësaj Policia e Kosovës ka zhvilluar aktivitete të tjera, si gjobat në bazë të ligjit anti-COVID dhe rastet e raportuara nga qytetarët të cilat kanë qenë të shumta.

Vetëm gjatë ditës së enjte në tërë vendin kanë ndodhur 40 aksidente trafiku, prej të cilave 15 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 25 të tjera me dëme materiale, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar edhe 1327 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.