Eksploziv 4 persona thyejnë bankën TEB në Suharekë

Në ora 03:45 të mëngjesit të sotëm katër persona kanë tentuar të hynë në filialën e bankës TEB në Suharekë.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për regjionin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj të dyshuarit kanë përdorur eksploziv për të thyer derën hyrëse.

Deri më tani nuk bëhet e ditur për ndonjë të arrestuar, por sipas informacioneve të dushuarit nuk kanë arritur të marrin diçka nga banka.

Policia e Kosovës po qëndron në vendin e ngjarjes që nga orët e mëngjesit.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.