37 aksidente trafiku për 24 orë, 8 prej tyre me persona të lënduar

31.01.2021

Policia e Kosovës edhe ditën e shtune e kishte të ngarkuar, ku kjo dëshmohet edhe nga numri shqetësues i aksidenteve dhe tiketave të shqiptuara në trafik. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së shtune kanë ndodhur gjithsej 37 aksidente trafiku, prej të cilave 8 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar […]

37 aksidente trafiku për 24 orë, 8 prej tyre me persona të lënduar Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës edhe ditën e shtune e kishte të ngarkuar, ku kjo dëshmohet edhe nga numri shqetësues i aksidenteve dhe tiketave të shqiptuara në trafik.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së shtune kanë ndodhur gjithsej 37 aksidente trafiku, prej të cilave 8 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 29 të tjera me dëme materiale.

Pavarësisht numrit të madh të aksidenteve, fatmirësisht asnjë nuk ka përfunduar me fatalitet, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, Policia e Kosovës në 24 orëshin e fundit për shkelësit e rregullave në trafik ka shqiptuar gjithsej 903 tiketa.

Ndërsa, përveç aktiviteteve në mbarvajtjen e sigurisë në komunikacionin rrugor, Policia e Kosovës të shtunën ka arrestuar 23 persona të dyshuar për vepra të ndryshme, prej të cilëve 7 janë dërguar në mbjajte ndërsa asnjë në vuajtje të dënimit.