37 aksidente trafiku brenda 24 ore, një në Suharekë

19.11.2020

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në venditn tonë kanë ndodhur 37 aksidente trafiku. Sipas statistikave të PK-së që përcjellë SuharekaOnline bëhet e ditur se brenda 24 orëve të fundit kanë ndodhur 37 aksidente trafiku ku prej 16 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 21 të tjera me dëme […]

37 aksidente trafiku brenda 24 ore, një në Suharekë Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në venditn tonë kanë ndodhur 37 aksidente trafiku.

Sipas statistikave të PK-së që përcjellë SuharekaOnline bëhet e ditur se brenda 24 orëve të fundit kanë ndodhur 37 aksidente trafiku ku prej 16 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 21 të tjera me dëme materiale.

Rikujtojmë se mbrëmë rreth orës 20:50 në rrugën Çadrak-Duhël na ndodhur një vetaksident, ku ka mbetur i lënduar një person.

SuharekaOnline ka mësuar se ngesesi i automjetit nga pakujdesia e ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës, si pasojë i aksidentuari ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjeksor në Spitalin e Prizrenit.

Gjithashtu, Policia e Kosovës gjatë ditës së mërkure ka shqiptuar 794 tiketa trafiku për të gjithë ngasesit e pakujdesshëm në komunikacion.