36 aksidente trafiku brenda 24 ore, një me fatalitet

25.01.2021

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 36 aksidente trafiku. Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së dielë në tërë vendin kanë ndodhur 36 aksidente trafiku, prej të cilave fatkeqësisht një ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 16 aksidente me persona të lënduar dhe 19 […]

36 aksidente trafiku brenda 24 ore, një me fatalitet Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 36 aksidente trafiku.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së dielë në tërë vendin kanë ndodhur 36 aksidente trafiku, prej të cilave fatkeqësisht një ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 16 aksidente me persona të lënduar dhe 19 të tjera kanë përfunduar me dëme materiale.

Gjithashtu, policia ka shqiptuar edhe 755 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk kanë respektuar rregullat e trafikut.

Po ashtu Policia e Kosovës ka arrestuar 10 persona, ku 6 prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa 3 të tjerë janë në vuajtje të dënimit.