36 aksidente, një me fatalitet, mbi 1100 gjoba e 14 të arrestuar brenda 24 orëve

20.09.2021

Policia e Kosovës është duke vazhduar me apelet për pjesëmarrësit në trafik për respektim të rregullave të komunikacionit. Pasi që, si pasojë e mosrespektimit të rregullave të komunikacionit, ndonjëherë po ndodh edhe më e keqja, pra aksidenti. Policia e Kosovës në raportin e rregullt ditor, ka bërë të ditur se vetëm brenda 24 ore kanë […]

36 aksidente, një me fatalitet, mbi 1100 gjoba e 14 të arrestuar brenda 24 orëve Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës është duke vazhduar me apelet për pjesëmarrësit në trafik për respektim të rregullave të komunikacionit.

Pasi që, si pasojë e mosrespektimit të rregullave të komunikacionit, ndonjëherë po ndodh edhe më e keqja, pra aksidenti.

Policia e Kosovës në raportin e rregullt ditor, ka bërë të ditur se vetëm brenda 24 ore kanë ndodhur 36 aksidente trafiku, ku fatkeqësisht një prej tyre ka përfunduar me fatalitet.

Ndërsa, 14 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 21 të tjera përfunduan me dëme materiale.

Gjithashtu, PK ka bërë të ditur se brenda 24 ore ka shqiptuar 1,117 tiketa trafiku për drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Po ashtu, nga Policia e Kosovës kanë njoftuar se kanë arrestuar 14 persona, ku 10 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe dy të tjerë në vuajtje të dënimit.