Çlirim Gashi
06.05.2019, 9:18

36 aksidente e 7 arrestime për 24 orë!

Në 24 orët e fundit në stacionet policore janë paraqitur 36 aksidente trafiku, 15 nga këto aksidente kanë qenë me persona të lënduar e 21 aksidente të tjera me dëme materiale.

Policia e Kosovës vetëm gjatë ditës së djeshme ka shqiptuar 819 tiketa trafiku për vozitësit e papërgjegjshëm.

Po ashtu kishin ndodhur edhe shtatë arrestime, ku gjashtë nga të arrestuarit janë dërguar në mbajtje e asnjë person nuk është në vuajtje të dënimit.

Arrestimi i personave në fjalë ka të bëjë me vepra të ndryshme të identifikuara nga Policia e Kosovës.