35 të arrestuar për 24 orë, nuk respektuan dispozitat shëndetësore gjatë epidemisë Covid-19

Si pasojë e shfaqjes së virusit COVID-19, Qeveria e Kosovës ndërmori një sërë masash në mënyrë që të parandalohet përhapja sa më e madhe e kësaj pandemie.

Si fillim u caktua orari i qarkullimit nga ora 06:00 deri në ora 17:00, por më pas kjo masë u ndryshua.

Ndërsa nga Policia e Kosovës u be e ditur se gjatë 24 orëve pati 25 raste ku nuk u respektuan dispozitat shëndetësore gjatë epidemisë.

Gjilan – 10 raste
Prizren – 15 raste

Nga këto 25 raste, u arrestuan 35 persona.

Në Gjilan u arrestuan 10 persona ndërsa 25 të tjerë u arrestuan në Prizren.

Qytetarët tash e disa ditë kanë të drejtë qarkullimi vetëm 1 orë e gjysmë në ditë, orar ky i përcaktuar në bazë të numrit personal të parafundit të letërnjoftimit.

RAPORTO